Arbana Osmani rikthehet në ekran si aktore dhe moderatore. Ja çfarë thotë kur pyetet nga ndjekësit
Arbana Osmani ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë në ekran si aktore, në një film nga bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.
Ajo ka publikuar një pjesë nga xhirimet e filmit, ku Arbana edhe në skenë duket në rolin e një moderatoreje perballë një publiku të gjerë.
Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një koment që moderatorja i ka kthyer ndjekësve të saj në instagram.
Dikush i ka shkruar se skena e xhirimit të filmit duket si emisioni i saj i ri.
Arbana e ka lene të hapur mundësinë për një gjë të tillë, duke shkruar: Edhe mundet!
Nuk dihet çfarë programi do të sjellë në ekran moderatorja, teksa të gjitha sinjalet kanë lënë të hapur mundësinë që ajo të shfaqet në ekranet e Kosovës sezonin e ardhshëm televiziv.
Vip Magazine ka raportuar se ajo ka qenë në negociata me produksionin e Big Brother Vip Kosova, ndonëse nuk është ende i qartë roli i saj nëse do të vijë si moderatore, apo vetëm autore e programit.
Ajo u largua nga Top Channel, rreth dy dekada pas eksperiencës në këtë ekran.