Detajet e garancisë shtetërore, kredi deri në 100 milion lekë për industrinë përpunuese!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Detajet e garancisë shtetërore, kredi deri në 100 milion lekë për industrinë përpunuese!

Botohet në Fletoren Zyrtare autorizimi i ndihmës shtetërore për garancinë shtetërore të huas për subjektet e industrisë përpunuese. Ky sektor është goditur vitet e fundit nga disa prej krizave që ndikuan në mjedisin ekonomik të brendshëm e të huaj duke u reflektuar në uljen e eksporteve. Për të tejkaluar këtë situatë, industria përpunuese ka nevojë të përmirësojë e përditësojë proceset teknologjike që përdor, të rrisë nivelin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

Në vendimin “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, kategoria Nace 2, për investime në teknologji e inovacion, për blerje të lëndës së parë, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”, sqarohet se ky plan synon të lehtësojë blerjen e makinerive, automatizimin e linjave të prodhimit, krijimin e kushteve strukturore, për të realizuar ciklin e plotë (Made in Albania), si dhe do të ketë mundësinë e disponimit të likuiditetit për nevoja të blerjes së lëndës së parë.

Referuar planit të ndihmës, huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit për Hua jo më vonë se 31 tetori 2024 ndërsa afati do të jetë në diskrecion të Huamarrësit, por në asnjë rast duke mos tejkaluar afatin prej 7 (shtatë) vitesh, në rastin e kredive për investim dhe duke mos tejkaluar në asnjë rast afatin prej 3 (tre) vitesh, në rastin e kredive për blerje të lëndës së parë.

Nëpërmjet kësaj kredie, e cila në total kap vlerën e 4 miliardë lekëve, qeveria synon të lehtësojë blerjen e makinerive, automatizimin e linjave të prodhimit, krijimin e kushteve strukturore për të realizuar ciklin e plotë “Made in Albania”, si dhe do të ketë mundësinë e disponimit të likuiditetit për nevoja të blerjes së lëndës së parë.

Në vendim përcaktohet se huamarrësi duhet të jetë subjekt i regjistruar në Qendrën Kombëtare të  Biznesit, nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit, nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditësh, në historik dhe në momentin aktual, në Regjistër Kredie.

Vlera e huasë që do të vendoset në dispozicion mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga subjekti, por në asnjë rast kreditë e dhëna sipas Marrëveshjes së Garancisë, nuk do të jenë më të larta se 100 milion lekë.

Në vendim përcaktohen edhe afatet maksimale të kredisë. Në rastin e kredive për investim, në asnjë rast nuk duhet të kalohet afati prej 7 vitesh, ndërsa për kreditë për blerje të lëndës së parë, nuk duhet tejkaluar afati prej 3 vitesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55972 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE