GJND-ja urdhëroi Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah/Izraeli: Jo!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJND-ja urdhëroi Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah/Izraeli: Jo!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND urdhëroi Izraelin që “të ndalojë menjëherë” ofensivën ushtarake në Rafah, në jug të Gazës. Vendimi intensifikon presionin ndërkombëtar ndaj shtetit hebraik në lidhje me sulmin e tij ndaj Gazës, por Izraeli tha se nuk do ta respektojë. Duke lexuar këtë vendim, presidenti i GJND-së, Nawaf Salam përmendi kushte “jashtëzakonisht të rënda” për popullatën “jashtëzakonisht të cënueshme” në Rafah.

Në një deklaratë të përbashkët, zyra e kryeministrit izraelit dhe Ministria e Jashtme kritikuan vendimin e gjykatës që akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me gjenocidin, i quajti “të rreme, të egra e të neveritshme”.

Ministri Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, iu përgjigj vendimit të GJND-së duke i thënë mediave izraelite se ushtria do të vazhdojë të luftojë për të rikthyer pengjet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Do të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit ndërkombëtar në Rafah e kudo ku operojmë. Do të bëjmë përpjekje për të shmangur dëmtimin e popullatës civile, jo për shkak të Gjykatës së Hagës, por para së gjithash për shkak të asaj që ne jemi.

Po ashtu, gjykata urdhëroi Izraelin që të hapë menjëherë pikën kufitare mes Egjiptit e Gazës për të bërë të mundur kalimin e ndihmave humanitare. Vendimi i gjykatës me seli në Hagë, erdhi pas kërkesës së Afrikës së Jugut që kërkoi ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që njihet edhe si Gjykata Botërore është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, për të trajtuar mosmarrëveshjet mes shteteve. Vendimet e saj janë përfundimatare, por në të shkuarën nuk janë zbatuar. Gjykata nuk ka fuqi detyruese.

Ka pak të ngjarë që Izraeli të zbatojë vendimin e djeshëm, por ai rrit trysninë mbi vendin gjithnjë e më të izoluar. Kritikat ndaj Izraelit mbi mënyrën si po zhvillon luftën në Gaza janë rritur veçanërisht lidhur me operacionet në Rafah. Kritikat kanë ardhur madje edhe nga aleatja e saj më e ngushtë, Amerika.

Richard Gowan i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i tha Zërit të Amerikës se “vendimi i GJND-së ndoshta i mundëson Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë më shumë presion ndaj Izraelit” dhe se Izraeli “mund të përpiqet të fitojë pak vullnet të mirë duke lejuar më shumë ndihma në Gaza”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE