Parashikimi i motit, e shtunë, 25 maj!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e shtunë, 25 maj!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, pasi masat e ajrit që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me alternime vranësirash mesatare deri të dendura pas orëve të mesditës. Pas orëve të mesditës, në relievet malore e kryesisht në majat e maleve do të ketë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët (pika).

Më pas, pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit ku do të jenë me intensitet të ulët e hera-herës me intensitet deri mesatar sidomos në relievet malore në juglindje të territorit, si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, por me intensitet të ulët.

Reshjet pritet të jenë edhe në formë shtrëngatash afatshkurtra e hera-herës të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit e ka për shkak të pranisë së reshjeve.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në rajonin jugor e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/30
Diell re shi

Kukës
12/27
Diell re shi

Lezhë
16/28
Diell re shi

Dibër
11/30
Diell re shi

Durrës
16/30
Diell re

Tiranë
17/30
Diell re

Elbasan
14/30
Diell re shi

Berat
13/30
Diell re shi

Vlorë
17/29
Diell re

Korçë
9/25
Diell re shi

Gjirokastër
10/30
Diell re

Sarandë
18/28
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE