Pas tensioneve për Tajvanin, pritet takimi i shefave të mbrojtjes të Amerikës e Kinës!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas tensioneve për Tajvanin, pritet takimi i shefave të mbrojtjes të Amerikës e Kinës!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të takohet me homologun e tij kinez. Lajmin e bënë të ditur burime në Pentagon. Ky njoftim vjen pasi për tre ditë, Kina kreu stërvitje ushtarake dyditore përreth Tajvanit.

Pentagoni tha se Austin do të takohet me admiralin kinez, Dong Jun duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e tyre në Shangri-La Dialogue e që mbahet nga data 31 maj e deri më 2 qershor. Në këtë event mblidhen zyrtarë të mbrojtjes nga të gjitha vendet e botës.

Siç u bë e ditur, gjatë kësaj jave që po lëmë pas, Kina rrethoi Tajvanin me luftanije e avionë luftarakë, gjatë stërvitjeve për të testuar aftësinë e saj për të marrë kontrollin e ishullit vetëqeverisës e që pretendon se i përket. Stërvitjet u mbajtën pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit, Lai Ching-te, i cili është zotuar se do të ruajë demokracinë e Tajvanit. Ai kërkon dialog, por Pekini nuk pranon.

Takimi mes Austin-it dhe Dongut është pritur pasi ata biseduan në telefon muajin e kaluar. Kjo ishte biseda e parë mes shefave të mbrojtjes të dy shteteve me peshë në arenën botërore, në pothuajse 18 muaj.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden dhe Kina i kanë intensifikuar komunikimet me qëllim që të përmirësojnë raportet. Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Pekinin dhe Shangain muajin e kaluar.

Por, bisedimet e mbrojtjes nuk janë intensifikuar që nga koha kur presidenti kinez, Xi Jinping ra dakord që të rinisë dialogun ushtarak gjatë samitit që zhvilloi me Biden-in në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëntorin e vitit të kaluar.

Javën e ardhshme, po ashtu, shefi i Pentagonit Austin do të vizitojë Kamboxhian, ku dhe pritet që të zhvillojë bisedime me ministrat e Mbrojtjes të bllokut të Azisë Juglindore e do të përmbyllë turin e tij në Europë pasi në Francë planifikon që t’i bashkohet Biden-it në ceremonitë e rastit për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores.

Njoftimi për turin e zyrtarit të lartë amerikan Austin u bë publik dje në mbrëmje, pas njoftimit se për dy orë e gjysmë, detyrat e tij i transferoi te zëvendësja, Kathleen Hicks, për shkak se iu nënshtrua një ndërhyrjeje shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE