Pyetjet që duhet t’ia drejtoni doktorit pas analizave të gjakut!
Analizat e gjakut duhet të bëhen një ose dy herë në vit. Kur kemi të ftohur, bëjmë analizat e gjakut për të përcaktuar nëse është një infeksion viral apo bakterial, por kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetme për të bërë analizat. Një pasqyrë e plotë e gjakut, nënkupton përcaktimin e numrit të leukociteve, përqendrimit të hemoglobinës dhe trombociteve. Gjithashtu, pacientëve shpesh u rekomandohet të bëjnë disa analiza bazë biokimike që mund t’i bëjnë në secilën prej ambulancave tona. Hematologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje dhe jo malinje.
Ndërkaq, këto janë pyetjet që duhet t’ia drejtoni doktorit për të njohur më mirë gjendjen tuaj, për të parandaluar shqetësimet në të ardhmen dhe për të patur një stil më të shëndetshëm jetese.
Ka ndonjë gjë anormale tek analizat e mia?
Nëse po doktori do t’ju japë të gjitha udhëzimet e duhura. Këshilla rreth vitaminave ose mjekimeve që duhet të filloni të merrni, ose ndryshime në regjim.
Si duken rezultatet e mia në krahasim me historikun mjekësor të familjes?
Është e rëndësishme që e gjithë familja të shkojë tek i njëjti doktor, që do të monitorojë gjendjen shëndetësore të gjithsecilit prej jush. Kur doktori e di çfarë sëmundje ose ndërhyrjesh kanë kryer prindërit ose gjyshërit tuaj në mosha specifike, mund të analizojnë më mirë situatën tuaj.
Mund të shpjegojnë rezultatet e mia ndonjë simptomë të çuditshme që po përjetoj?
Mos kini turp t’i bëni pyetje doktorit, edhe nëse mendoni se janë të çuditshme. Çdo shqetësim duhet ta ndani me të.
Mund të bëj ndonjë ndryshim në regjim?
Njerëzit bëjnë analiza për dy arsye; për të zbuluar nëse kanë ndonjë problem shëndetësor dhe për ta kuruar, ose për të mbledhur mjaftueshëm informacion për të patur një stil jete të shëndetshëm. Kur doktori ju telefonon për t’ju dhënë rezultatet, është mundësia juaj për t’u konsultuar me një ekspert rreth çdo shqetësimi.
Duhet të vazhdoj kontrollet pas këtyre analizave?
Është në dorën tuaj për ta bërë diçka të tillë dhe sigurisht në varësi të rezultateve. Megjithatë ajo që ka rëndësi është komunikimi me doktorin.