Sara Gjordeni jep deklaratën e bujshme: “Jam në një proces gjyqësor me dy personazhe”!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai i Sarës i reagon akuzave të saj dhe bën deklaratën bombë: “E mëson mamaja…më ka tradhtuar, e kapa vetë”

Ish banorët e BBV kaluan sot në Tapetin e Kuq në këtë natë finale.

Mes tyre nuk kishin si të mungonin edhe Bardhi me Sara Gjordenin, e cila ka qenë jo pak e sulmuar nga publiku por edhe nga personazhe publikë, gjatë dhe pas daljes nga BBV.

E pyetur nga Elios Shuli se nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:

”A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?”

“Për kë?”- e pyeti gazetari, ndërsa Sara tha:

“Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar”.

A do t’i zbulojë?

“Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE