Turi me Diasporën/ Rama takohet nesër në Milano me shqiptarët e Italisë, poston foton e eksodit të madh drejt vendit fqinj!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turi me Diasporën/ Rama takohet nesër në Milano me shqiptarët e Italisë, poston foton e eksodit të madh drejt vendit fqinj!

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër takimin me shqiptarët e diasporës në Milano.

Përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale, me njërën nga fotot e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë gjatë vitit 1991, Rama njofton se do të jetë në qytetin italian më 26 maj, në orën 11:00 në *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.

Të dielën e 12 majit, Rama mbajti takimin e parë me diasporën, në Athinë me shqiptarët e Greqisë, ku mijëra vetë mbushën pallatin e sportit Galatsi për të dëgjuar fjalën e kryeministri shqiptar, i cili dha mesazhe të forta drejtuar shtetit grek, por edhe emigrantëve shqiptarë.

E njëjta gjë pritet të ndodh edhe nesër, ku interesimi i shqiptarëve të Italisë nga raportimet e para është i madh për të qenë në pallatin e sportit në Milano, ku priten sërish të mblidhen mbi 5000 veta.

Pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka postuar disa foto në rrjete sociale teksa ka treguar se është rrugës drejt Milanos për takimin me diasporën shqiptare. Veliaj shkruan se shqiptarët e Italisë së Veriut mezi presin të takohen me kryeministrin shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE