Françeska pjesë e këtij emisioni pas eksperiencës në BBVA?!

vovalbania May 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ç’ndodhi?! Françeska qan me dënesë dhe bën gati valixhen të dalë

Franceska Murati ishte e ftuar në një intervistë në ‘E diell’, në rubrikën e moderuar nga Argjira Spanca dhe Beniada Nishani.

Ish-banorja e ‘BBV’ foli për eksperiencën në reality show dhe për pritjen nga familjarët. Ajo tha se partneri i saj ishte ndjerë krenar për rrugëtimin e saj.

‘Më ka thënë jam shumë krenar për ty’– tha Françeska.

Më tej, ajo komentoi edhe batutën e saj për të shoqin, që u bë shumë virale në rrjet.

“Kur e kam parë sa virale është bërë nuk e prisja. Nuk e mendova se mund të ishte dëgjuar, ai e ka pritur shumë mirë, shoqëria jonë i thotë Dori. Nëna më tha si përmend shoqet e burrit në ekran. Unë nuk jam tip xheloze, as ai. Ai është djalë i thjeshtë, kemi biznesin tonë ai punon aty. Unë e kam përmendur shumë here karrierën time në Britani e nuk është përmendur”

Po ashtu, ajo u ngacmua nga Argjira për faktin se nëse do të bëhet pjesë e ekranit, duke përmendur edhe pozicionin e opinionistes në ‘She’s on top’.

Biseda mes tyre:

Pyetja– Do e kishte parë veten si moderatore?

Franceska-Patjetër, pse jo

Pyetja– Mendoj se mund të bënim diçka të bukur te ‘She’s on Top’.

Franceska– Pse jo, do ishte kënaqësi. Do isha shumë e saktë dhe strikte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE