Habit Romeo, zbulon se ka qenë më i votuar se Egla— nxjerr provat (Foto)

vovalbania May 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit Romeo, zbulon se ka qenë më i votuar se Egla— nxjerr provat (Foto)

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, pas një nominimi “kokë më kokë” me kolegun e saj, aktorin Jul Deda.

Mirëpo një pjesë e publikut nuk e priti mirë shpalljen e Eglës si fituese— të cilët nuk nguruan të përmendin situatat e rënda ku aktorja ka qenë e përfshirë disa herë në reality show.

Mendimit të publikut duket se i qëndron edhe Romeo Veshaj, i cili nuk arriti dot të triumfonte. Ai ka publikuar në InstaStory një televotim të bërë në rrjetet sociale, ku shihet qartë se në krahasim me Eglën, ai ka pjesën më të madhe të votave.

Nga ana tjetër, Romeo nuk ishte i pranishëm as në festën e organizuar pas finales.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57014 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE