Kryetarja e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve: “Mbi dy mijë të mitur janë me urdhër mbrojtjeje, ja sa janë përdorues droge…”

vovalbania May 26, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kryetarja e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve: “Mbi dy mijë të mitur janë me urdhër mbrojtjeje, ja sa janë përdorues droge…”

Në episodin e tetë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” me titull “Fëmijëri e humbur” është trajtuar një temë mjaft delikate, për fëmijët e zhdukur. Cili është fati i tyre? Janë bërë të ditur edhe emrat e 16 fëmijëve, që janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur mbasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë.

Intervista e gazetares Anila Hoxha me Alma Tandili, kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila tregon sesa fëmijë janë aktualisht nën mbrojtje, sa janë në rrugë dhe sa është numri i fëmijëve që janë përdorues droge.

Anila Hoxha: Sa fëmijë janë aktualisht nën mbrojtje dhe që kontrollohen nga kjo agjenci ?

Anila Hoxha: Çdo me thënë të mbrohen dhe nga kush mbrohen?

Alma Tandili: Një fëmijë me urdhër mbrojtjeje është ai fëmijë i cili është viktimë e dhunës dhe abuzimit, e shfrytëzimit, në të gjitha format e saj më të rënda ku kemi për herë të parë në ligjin ‘Për të drejtat e fëmijëve’ kemi edhe një nocion të ri, që është neglizhimi. Edhe një fëmijë i neglizhuar për ne është një fëmijë i cili merret në mbrojtje.

Anila Hoxha: Sa fëmijë janë në situatë rruge?

Alma Tandili: Aktualisht kemi rreth 130 -150 që janë ende në menaxhim.Ne i kemi të gjithë fëmijët në menaxhim. Pra, ne kemi cdo informacion. Pra,ne fëmijët na njohin dhe i njohim. Prindërit n’a njohin dhe i njohim. Sapo afrohemi ne, ato largohen sepse e dimë që  mekanizmi i parë është ne i marrim pra. Ideja është që t`i heqim  nga kjo situatë.

Anila Hoxha: Kush i shtyn në lypje? Familja apo ka edhe rrjete?

Alma Tandili: Pjesa më e madhe janë familja dhe sigurisht ka edhe persona të cilët janë nga rrethi i besimit familjarë që mund të jenë të afërmit e tyre,por zakonisht janë familjet biologjike dhe rrethi i besimit familjar. Këto janë diçka të matshme .

Anila Hoxha: Sa është numri i fëmijëve që përdorin drogë?

Alma Tandili: Në Shqipëri,  aktualisht ne dimë që kemi vetëm 200 të mitur që kemi marrë 200 fëmijë që janë në konflikt me ligjin. Që një pjesë e tyre janë edhe për përdorim të substancave narkotike. Ky përdorim i këtyre substancave që themi që është kthyer në trend që nga shisha deri tek ato tullumbacet që janë me helium edhe hashashi janë, të cilat bëhen  një formë për të qenë trendi i shoqërisë sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE