‘Lidhje në kuadër të lojës’ Ilnisa reagon ndaj deklaratës së babait të Meritonit

vovalbania May 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Lidhje në kuadër të lojës’ Ilnisa reagon ndaj deklaratës së babait të Meritonit

Ndonëse Ilnisa dhe Meritoni kanë shprehur dashurinë dhe planet për martesë e fëmijë, mesa duket familja e Meritonit ende mendon se romanca e tyre brenda BBV3 ishte në kuadër të lojës.

Më herët edhe familjarët e Ilnisës janë shprehur se marrëdhënien e tyre e shohin si lojë. Para disa ditësh Ilnisa deklaroi se ishte takuar me babanë e Meritonit, mirëpo ky i fundit surprizoi me deklaratën e tij, kur ishte i ftuar të premten në ‘Cherry on ToP’, ku tha se lidhjen e të birit me Ilnisën e sheh në kuadër të lojës.

“Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës, brenda është tjetër gjë”.

Lidhur me këtë deklaratë Ilnisa ka reaguar së fundmi në tapetin e kuq të BBV, ku tha se dashuria triumfon mbi gjithçka.

“Duhet të të jap përgjigje? Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Di të them se dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era, kaq”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE