“Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku!

vovalbania May 26, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku!

Arkitekti Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u gjet i vdekur në Palermo.

Viktima u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.

Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar por Francesca Donato ka raportuar menjëherë “Më vranë bashkëshortin Anxhelo”.

Këtë e ka thënë duke folur në telefon me disa miq. Ajo vetë e kishte kërkuar gjithë mëngjesin dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur telefonatave të saj të përsëritura.

Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, një fuoristradë Land Rover i zi, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Angelo Onorato, ishte gjithashtu pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të para Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e pasme e makinës ishte e hapur.

Në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato të ketë pasur një takim me ndonjë person në zonën e Via La Malfa.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.

Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe përvojë në politikë: në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

Detajet e reja: 

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo, në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.  Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vdekjes, eurodeputetja pasi ka marrë vesh lajmin e rëndë ka raportuar menjëherë te miqtë e saj, duke thënë “Më vranë burrin Anxhelon”.

Ajo vetë i ka humbur kontaktet mëngjesin e ditës së djeshme dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur asnjëherë telefonatave të saj të shumta. Eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e burrit të saj, një Land Rover SUV me ngjyrë jeshile të errët, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Angelo Onorato ishte edhe pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima kishte një litar të lidhur në qafë. Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit. Ndryshe nga sa dihej fillimisht, në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Në vend të kësaj, kishte një njollë gjaku në këmishën e tij në pjesën rreth qafës dhe nga goja.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Onorato të ketë pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa. Një dëshmitar u tha agjencive të lajmeve se pak pas orës 15:00 ai vuri re dy gra që bërtisnin të dëshpëruara pranë fuoristradës, e cila kishte një derë të pasme të hapur.

Francesca Donato dhe vajza e saj u shoqëruan në mbrëmje në polici për t’u marrë në pyetje, për orët e fundit të jetës së Onoratos. Edhe pasdite, duke folur me disa mikesha, Françeska Donato përsëriti se nuk besonte në hipotezën e vetëvrasjes:  “Angelo nuk e vrau veten” rrëfeu ajo.

Në orët e vona të mbrëmjes, hipotezat mbeten të hapura për krimin, qoftë vrasje apo vetëvrasje. Sipas mediave italiale Onorato i kishte  lënë edhe një letër avokatit të tij. “Nëse ndodh diçka, dërgojani këtë letër gruas sime”, i ka thënë ai avokatit. Teksti i letres flet për borxhet dhe problemet ekonomike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE