Në podcastin “Fol me Anila Hoxhën”, publikohen emrat e 16 fëmijëve që janë shpallur të humbur nga Interpoli!
Në episodin e tetë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” me titull “Fëmijëri e humbur” është trajtuar një temë mjaft delikate, për fëmijët e zhdukur. Cili është fati i tyre? Janë bërë të ditur edhe emrat e 16 fëmijëve, që janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur mbasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë.
Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi në 1992. Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, Julian Çela 10 vjec u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri. Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç në 2019, Arisa Barçi 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019, 3 vjeçe, tre fëmijët Kledi, Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019.
Artur Carja ishte nëntë vjeç kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe dhe u deklarua e humbur në 2010, Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009 dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e interpolit si të humbur në 2015.