Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24 orëshit territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të theksuara në zonat Lindore.
Parashikohet që edhe pasditja; të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave konvektive në të gjithë vendim duke gjeneruar rrebeshe afat- shkurta shiu në të gjithë zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.
Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të mbetet 8°C në zonat malore ndërsa ulen maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 28°C përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.