“Zmbrapset” Tajvani? Presidenti i ri: Gati të punojmë për paqe me Kinën!

vovalbania May 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zmbrapset” Tajvani? Presidenti i ri: Gati të punojmë për paqe me Kinën!

Edhe pse në sytë e Pekinit është një separatist i rrezikshëm, presidenti i ri i Tajvanit u shpreh i hapur të bashkëpunojë me Kinën për “mirëkuptim të ndërsjellë dhe pajtim”.

Deklarata e Lai Ching-te erdhi vetëm pak ditë pasi Pekini kreu stërvitje ushtarake përreth ishullit të vetëqeverisur, lëvizje kjo që u pa pikërisht si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të fortë të tij gjatë ceremonisë së betimit si president.

Betimi u bë të hënën, dhe vetëm tre ditë më vonë, Kina që e konsideron Tajvanin pjesë të padiskutueshme të territorit të saj, ndërmori manovrat masive nga deti e ajri. Avionët luftarakë, anijet detare dhe ato të rojeve bregdetare rrethuan Tajvanin deri të premten në mbrëmje në atë pikë sa analistë të ndryshëm ushtarakë dolen me pohimet se Pekini po përgatitet të marrë kontrollin e ishullit.

Por sot Lai nënvizoi se fjalimi i tij në 20 maj, i mëshonte idesë se “paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit është element i nevojshëm për sigurinë botërore dhe prosperitetin”. “Po ashtu i bëj thirrje po ashtu Kinës që së bashku me Tajvanin të marrë përgjegjësinë e rëndësishme të stabilitetit rajonal.

Mirëpres forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pajtimit përmes këmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën… dhe të lëvizim përpara drejt një pozicioni të paqes dhe prosperitetit të përbashkët”. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit pohoi më herët se shtatë avionë luftarakë të Kinës, 14 anije të marinës dhe katër anije të rojeve bregdetare “kanë operuar” përreth ishullit gjatë 24 orëve të fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE