Aleancë e fshehtë apo jo? Jul Deda flet pas fitores së Egla Cenos!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aleancë e fshehtë apo jo? Jul Deda flet pas fitores së Egla Cenos!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Julian Deda, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria Live” menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP3”. Ish-finalisti u shpreh se e ka shijuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë i pyetur nëse i erdhi keq që nuk fitoi, artisti u shpreh:

Sigurisht që më erdhi keq, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë

Më pas Jul Deda shtoi se ka fituar shumë nga ky “Big Brother VIP3”:

Kam fitur shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që rri brenda në shtëpi 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur.

Ndërsa i pyetur nëse ka patur një aleancë me Egla Cenon në shtëpinë e BBV3, Deda tha:

Është një muhabet kot. Po të kishim aleancë do kisha fituar unë. Ne jemi dy njerëz që kemi pasur shumë pak kontakt bashkë

Egla Ceno ka pasur shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë etj, skualifikimi nga loja, fitorja e saj, momenti kur fik dritat e shtëpisë etj. Së fundmi janë postuar në rrjete sociale nga fansat e Eglës screenshot-e të videove nga faqja zyrtare e “BBV3” të këtyre momenteve të saj, ku secila ka miliona shikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE