“Arrest shtëpie” për partnerin e efektives së vetëvrarë në Tiranë!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Arrest shtëpie” për partnerin e efektives së vetëvrarë në Tiranë!

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën e kaluar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pas vetëvrasjes së polices 21-vjecare Aldorjana Loshi, të premten në mbrëmje në banesën e saj në zonën e ish-tregut elektrik në kryeqytet.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi ta lërë në “Arrest në shtëpi” të riun, i cili sipas uniformave blu, ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, fshiu mesazhet që kishte me të, në telefonin e viktimës. Pala mbrojtëse në seancën e sotme kërkoi “Detyrim për paraqitje”, por gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartamentin me qira ku banonte efektivja, e cila i dha fund jetës me armën e shërbimit. Mësohet se kohët e fundit ka patur marrëdhënie të vështirë me partnerin, banues në Kamëz, zonë ku shërbente Loshi.

Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita. Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën e vëllanë jetonte në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE