Breshër si topa tenisi, rëndohet bilanci i viktimave të tornadove në SHBA!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Breshër si topa tenisi, rëndohet bilanci i viktimave të tornadove në SHBA!

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të paktën 15 jetë të humbura. Punonjësit e ekipeve të kërkimit e shpëtimit, si dhe policia amerikane kërkuan viktimat në rrënoja e trajtuan me dhjetëra të plagosur. Referuar mediave në Amerikë, dje u raportuan vdekje në Teksas, në Arkansas, në Oklahoma e po ashtu në Kentaki. Tornado pati në shumë vende, sidomos gjatë natës të së shtunës.

Media amerikane tha se breshëri i rënë ishte në madhësinë e topave të tenisit. Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, një nga stuhitë në Oklahoma arriti të paktën nivelin tre nga pesë gjithsej. Tornadot e këtij klasifikimi mund që të arrijnë shpejtësi deri në 265 kilometra në orë.

Pothuajse 500 mijë njerëz në nëntë shtete amerikane ishin pa energji të dielën në mbrëmje, referuar burimeve të cituara nga CNN-i.

Në disa rajone është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për të përballuar pasojat e motit “të çmendur”.  Ekspertët ia atribuojnë ndryshimeve të klimës, rritjen e fatkeqësive natyrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu përfshihen  stuhitë, përmbytjet dhe po ashtu, zjarret në pyje.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-ve, frekuenca e tornadove është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE