Çfarë po ndodh me Meriton Mjekiqin?
Shumë pritshmëri nga publiku për të, megjithatë, çuditërisht Meriton Mjekiqi u eliminua i pari nga finalistët prej shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak minuta nga nisja e programit.
Shumë kanë aluduar në rrjet për një përplasje mes tij dhe produksionit dhe kjo është vënë re në situata të ndryshme.
Edhe veprimet e Meritonit lënë vend për dyshime se ka hatërmbetje prej tij ndaj produksionit, përmendur këtu momentin kur ai dhe Ilnisa u larguan menjëherë nga studio, si edhe mungesa e tyre në festën pas finales.
Mirëpo jo vetëm kaq. Meritoni nuk ka bërë ende një reagim për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, madje ai nuk ka bërë asnjë veprim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, përveç fotos ku shihet krah Ilnisës, publikuar nga kjo e fundit.
Duket se moderatori e ka parë mbështetjen e madhe të publikut, dhe ka kuptuar se pas eliminimit të tij fshihet diçka më shumë se “më pak vota” nga finalistët e tjerë.