E rëndë në Shkup, vritet me armë zjarri këngëtari dhe blogeri shqiptar

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Shkup, vritet me armë zjarri këngëtari dhe blogeri shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga informacionet paraprake mësohet se incidenti ka ndodhur në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllai jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varrezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në “Facebook”.

Këngëtari ishte i njohur në Maqedoni, ndërsa në Instagram e ndiqnin 303 mijë persona. Disa nga projektet e tij muzikore ishin “Bad Bitch” me Benny Bee, “Sjom mo”, “C’est la vie”, “Shawty”, “Ferrari”… Një muaj më parë ai njoftoi se u fejua, ndërsa një foto të unazës e postoi edhe në rrjetet sociale.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE