Iu fundos mjeti lundrues në Osum, policia shpëton dy persona!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Iu fundos mjeti lundrues në Osum, policia shpëton dy persona!

Në orët e para të mëngjesit, dy shtetas janë shpëtuar në Poliçan nga shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato zjarrfikëse, pasi iu fundos mjeti lundrues me të cilin po kalonin lumin Osum nga Malinati në fshatin Mbrakull. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ata iu nënshtruan kontrolleve mjekësore e për fat të mirë janë jashtë çdo rreziku për jetën. Po ashtu, shërbimet ndihmuan në nxjerrjen e mjetit ku gjendeshin dy banorët e zonës.

Njoftimi zyrtar policor: 

Rreth orës 02:30, të ditës së sotme sapo janë njoftuar për dy shtetas të cilëve iu ishte fundosur mjeti me të cilin lëviznin, teksa kalonin lumin Osum, nga fshati Malinat në fshatin Mbrakull, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan dhe shërbimet e DVP Berat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për t’iu ofruar ndihmë këtyre shtetasve.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë i mundur lokalizimi dhe shpëtimi i dy shtetasve (banorë të zonës), si dhe nxjerrja e mjetit. Të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Beratit fton çdo shtetas që ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë Policinë, pasi mbërritja dhe ndihma do të jenë të menjëhershme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE