Miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS! Opozita bojkoton votimin!
vovalbania
May 27, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pas më shumë se pesë orësh debat, Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.
Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.
Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.