Piktura e Caravaggio-s do të shfaqet në muzeumin Prado në Madrid!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Piktura e Caravaggio-s do të shfaqet në muzeumin Prado në Madrid!

Një pikturë e verifikuar së fundi si autentike e artistit të famshëm të shekullit të 17-të Caravaggio do të dalë në shfaqje në muzeumin Prado në Madrid.

‘Ecce Homo’, ku tregohet guvernatori romal Pontius Pilate që i prezanton Krishtin njerëzve, është një nga 60 punimet e njohura të mjeshtrit klasik italian, por i kishte shpëtuar vëmendjes së botës së artit milioner pasi i atribuohej një artisti tjetër më pak të njohur.

Piktura ishte hapur nga ankandi me urdhër të qeverisë spanjolle në 2021, disa orë para se të shitej me një çmim hapjeje prej 1,500 €.

Tashmë tre vjet pas ndërhyrjes, ajo po shfaqet për herë të parë që prej konfirmimit të statusit të ri.

Në fillim të muajit muzeumi Prado tha se piktura ishte “padyshim një kryevepër e Caravaggio”, ndërsa e quante më tej “një zbulim i madh i historisë së artit”.

Caravaggio, i cili thuhet se ka vdekur në vitin 1610 në moshën 38 vjeçare, njihej për përdorimin dramatik të dritës e hijeve për të dhënë një realizëm të thellë pikturës së tij  që shpeshherë pasqyronte skena të dhunshme.

Eçe Homo besohet se është mbajtur në koleksionin privat të mbretit spanjoll Philip IV, para se të shfaqej në apartamentet e të birit Charles II.

Vepra është rishfaqur në Madrid në prill 2021, kur përshkruhej si e krijuar nga artisti spanjoll i shekullit të 17-të, José de Ribera.

Por pas ngritjes së dyshimeve nga ekspertët e Prado mbi autorsinë e pikturës, autoritetet bllokuan shitjen e saj.

Ajo do të shfaqet në muzeum deri në tetor, pas një marrëveshjeje të veçantë me pronarin e ri, që besohet se është një koleksionist britanik që jeton në Spanjë, shkruan rrjeti BBC.

Mediat spanjolle thonë se shitja e saj e fundit u bë për shumën 36 milionë €.

Jorge Coll, kreu i galerive Colnaghi në Londër, tha për rrjetin El País se piktura do të lihet me qera për muzeume të ndryshme publike, sipas dëshirës së pronarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE