Rama thirrje opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama thirrje opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvend, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë projekrezolutën e PS anti-korrupsion.

Nëse nuk e votoni u tha Rama, nesër të mos bojkotojnë Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se do të ngrihet menjëherë pas miratimit në Kuvend.

“Nisma që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte. Kolegët e grupit parlamentar dhe të qeverisë me siguri do japin plot detaje mbi këtë plan të ri reformimi prandaj do ta mbyll me dy nënvizime: I pari për gjithë shqiptarët, jemi të vetëdijshëm që korrupsioni është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me vizion me reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë kaq nisur të zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur. Korrupsioni është fenomen shqetësues, ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë që dëshmon se kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ka asnjë vetëkënaqësi po ka një të atillë fuqie të brendshme për ndryshimin e vendit.

Të dytin e kam për deputetët jashtë perimetrit të PS, ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nisëm e re nuk ndalet. Thirrja ime është votojeni dhe po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin që do ngrihet menjëherë. Sa herë që u kam thënë këtë sallë, kthejuni memorie, 10 vjet e kusur, mos  e bëni këtë, mos e bëni atë, këtë bëjeni, shikoni e bëjeni këtë, ka dalë siç u kam thënë jo siç keni bërë apo s’keni bërë ju. E dini pse? Për një arsye të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti se ju, pro sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë, prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty. Shëndet me mend në kokë uroj, se keni akoma shumë për të parë, kur flamuri i Shqipërisë do jetë gati për tu ngulur në oborrin e shteteve europiane në Bruksel,” tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE