Të dhënat kryesore të Censit do të publikohen më 28 qershor!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të dhënat kryesore të Censit do të publikohen më 28 qershor!

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi sot se rezultatet kryesore të Censit të kryer vitin e kaluar do të publikohen muajin e ardhshëm, më 28 qershor. Gjatë prezantimit të raportit vjetor për 2023-shin, Dhuli u shpreh se më pas, INSTAT-i do të publikojë në muajin tetor një platformë me të gjitha të dhënat e mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

Pas publikimit në qershor të rezultateve kryesore do të vijojmë me prodhimin e treguesve deri në nivel bashkie. Do të ketë një numër shumë më të detajuar treguesish. Në tetor parashikohet të publikojmë rezultatet e detajuara, duke ngritur edhe platformën ku do të jenë të publikuara në faqen e INSTAT-it të gjitha rezultatet e Censit.

Zyrtarja vuri në dukje se të dhënat e Censit do të publikohen edhe në faqen e EUROSTAT-it.

Edhe pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian, është detyrim i INSTAT-it të transmetojë rezultatet kryesore të Censit brenda vitit 2024.

Në të gjithë territorin nisi më 18 shtator 2023 numërimi i popullsisë dhe banesave, një proces ky që do të shërbejë jo vetëm për të lexuar të sotmen, por edhe për të zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë. Numërimi zgjati 6 javë.

Censi kryhet një herë në 10 vjet dhe synon t’i sigurojë Parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion të besueshëm statistikor, i nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për kërkime shkencore, si dhe për të kuptuarit të realitetit demografik, ekonomik e shoqëror të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE