Të shtëna me armë zjarri në Shkup, ndërron jetë këngëtari i njohur!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtëna me armë zjarri në Shkup, ndërron jetë këngëtari i njohur!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga informacionet paraprake mësohet se incidenti ka ndodhur në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllai jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varrezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në “Facebook”

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE