Xhensila nuk ndalet me akuza të rënda ndaj Bes Kallakut, çfarë tha në mes të koncertit ndaj tij
Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar” dhe hedhur fajin njëri-tjetrit.
Pak ditë më parë, Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht.
Shiko videon e plotë:
Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.
Ndërkohë në një prej koncerteve të bëra së fundmi, këngëtarja ka vijuar me “sulmet” ndaj Besit. Teksa ka qenë në skenë për të përformuar një nga hitet e saj muzikore, “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, ajo është shprehur:
“Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar”.
Fansat janë të bindur që ky ka qenë padiskutim një sulm ndaj Besit, për shkak të publikimit të fundit të këngës, në të cilën e konsideronte Xhensilën një mosmirënjohëse.