Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, ja shuma marramendëse që ajo kushton!

vovalbania May 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, ja shuma marramendëse që ajo kushton!

Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banjo në Winnetka, Illinois është hedhur në treg për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

Është hera e parë që nga viti 2012 që prona është hedhur në treg, sipas agjentëve amerikanë të pasurive të patundshme, Zillow.

Që nga publikimi i filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar në një rinovim ekstrem.

Duke postuar një përshkrim të ambienteve të brendshme, agjentët e pasurive të patundshme The Dawn Mckenna Group, thanë se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit me shtimin e një konservatori të madh dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli më të fundit.

Shtëpia, e përshkruar nga kompania si “një nga shtëpitë më të famshme në botë“, përmban gjithashtu dy dhoma ndenjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh me tre makina dhe “shkallët e paharrueshme”.

Më parë, fansave të Home Alone iu dha mundësia të qëndronin në shtëpi në vitin 2021, kur Airbnb listoi pronën për një qëndrim ekskluziv vetëm për një natë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE