Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon ‘me lupë’ Meta-n!

vovalbania May 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon ‘me lupë’ Meta-n!

Komisioni Evropian u shpreh se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti. Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Komisioni vuri në dukje se sistemet e gjigantëve Facebook dhe Instagram, përfshirë edhe algoritmet e tyre, mund të nxisin varësinë tek fëmijët dhe gjithashtu mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “efekti i vrimës së lepurit”, ndërkohë që edhe mënyrat e verifikimit të moshës që Meta ka vendosur në zbatim janë problematike.

Në deklaratë njoftohet se Komisioni do të vazhdojë të mbledhë informacione dhe prova shtesë për këtë çështje.

Në kuadrin e ligjit që hyri në fuqi vitin e kaluar në BE, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë u nënshtrohen rregullave strikte.

Kompanitë teknologjike duhet të zbatojnë masa të ndryshme për të luftuar me përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

BE ndaj platformave digjitale që shkelin rregullin mund të vendosë gjoba që arrijnë deri në 6 për qind të xhirove globale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE