“Kemi rastisur në…”, u aludua se ka krijuar një lidhje të re, Bes Kallaku zbulon më shumë!
Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Megjithatë kohët e fundit po përflitet për një mardhënie të re të aktorit me një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”. Çiljeta Kormuzi është vajza e cila po perflitet të jetë në një romancë me aktorin e humorit. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Pavarësisht se rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë për shkak të problemeve që hasi nga familja e ish-bashkëshortit, ajo u bë e njohur për publikun shqiptar.
Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale. Ky ka qenë momenti që fansat kanë hedhur dyshimet se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ama së fundmi Bes Kallaku i ka hedhur poshtë aludimet duke u shprehur:
Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel
Këngën e fundit të Bes Kallakut, e ka ripostuar në Instastory edhe biznesmeni i njohur, Kristian Boci. Para disa vitesh Kristiani së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Besi-Xhensila, ku nuk mungonin udhëtimet, darkat dhe festat së bashku, deri në një moment ku çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, ku shkak u aludua një zënkë mes Drilonës dhe Xhensilës.
Ama fjalët e shkruara nga Kristiani në postimin e këngës së Besit, ka ‘thumbuar’ Xhensilën.