Nxisnin urrejtjen kundër Pekinit me postime në rrjete sociale, hyn në fuqi ligji i ri! Arrestohen gjashtë persona!

vovalbania May 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nxisnin urrejtjen kundër Pekinit me postime në rrjete sociale, hyn në fuqi ligji i ri! Arrestohen gjashtë persona!

Hong Kongu ka njoftuar arrestimet e tij të para, pas miratimit të ligjit të ri për çështjet e sigurisë.

Gjashtë persona janë vënë në pranga për publikimin e postimeve në mediat sociale që “nxitnin urrejtje” kundër Pekinit.

Pesë gra dhe një burrë, përfshirë aktivisten Chow Hang Tung, u arrestuan të martën. Zyrtarët njoftuan se grupi po postonte mesazhe që synonin përvjetorin e Sheshit Tiananmen, më 4 qershor.

Nëse shpallet fajtor, grupi mund të përballet me deri në shtatë vjet burg nën dënimet më të ashpra të sjella nga ligji i ri, i njohur si neni 23.

Ligji, i cili u zbatua me shpejtësi përmes parlamentit pro-Pekinit të Hong Kongut në mars, mbulon tradhtinë, rebelimin dhe sekretet shtetërore dhe lejon që gjyqet të mbahen me dyer të mbyllura. Ai zgjeron ligjin e sigurisë kombëtare, të vendosur nga Pekini në 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE