Rusia sulmon qendrën tregtare në Ukrainë, 18 të vrarë! Goditja më brutale e javëve të fundit!

vovalbania May 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia sulmon qendrën tregtare në Ukrainë, 18 të vrarë! Goditja më brutale e javëve të fundit!

Tetëmbëdhjetë persona, mes tyre edhe një vajzë 12-vjeçare, mbetën të vrarë nga një sulm rus që goditi një qendër tregtare në Kharkiv në fundjavë.

Sipas zyrtarëve rajonal në Ukrainë ky është sulmi me më shumë viktima gjatë javëve të fundit. Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv ka deklaruar se pesë persona janë të zhdukur dhe 48 kanë mbetur të lënduar pas sulmit rus.

Sipas CNN, kamerat e sigurisë së qendrës tregtare tregojnë momentin e goditjes së ndërtesës ku menjëherë ajo përfshihet nga tymi i dendur dhe flakët. Oleksandr Lutsenko, drejtor i qendrës tregtare Epicenter, tha se ai ishte në zyrën e tij në katin e dytë në momentin e dy shpërthimeve.

 “Fillova të zbres nëpër korridor për në daljen e evakuimit, por ishte errësirë dhe i gjithë korridori ishte me pluhur dhe tym. Nuk kishte ajër për të marrë frymë,” tha ai.

Kharkiv , qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ndodhet pranë kufirit të tij me Rusinë, është përballur me një valë sulmesh ruse në javët e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ishte në Spanjë për një vizitë zyrtare të hënën, u kërkoi aleatëve të Ukrainës që t’i sigurojnë asaj më shumë mbrojtje ajrore. Zelensky e denoncoi sulmin si një “sulm brutal”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE