“Vitin tjetër në BBV do të ketë surpriza”, Luizi plas deklaratën e fortë përpara Ledionit dhe Lori Hoxhës(VIDEO)
Mbrëmë është zhvilluar “After Party” i “Big Brother VIP3 Albania”, i cili bëri bashkë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni dhe jo vetëm.
Për kënaqësinë e të pranishmëve në festë, kanë kënduar Bardhi, Fifi dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit para se të niste të perfomonte në skenë, u shpreh se partnerja e tij, Kiara Tito, nuk mund të ishte e pranishme në festë pasi ishte në shtëpi me vajzën e tyre të vogël.
Shikoni deklaratën e Luizit, duke parë videon:
Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun pati edhe një mesazh me shaka për ish-banorët e këtij edicioni të tretë të reality show-t.
Luizi tha madje që vitin tjetër do të ketë surpriza në Big Brother po pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion,, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur. Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.