Dhunohet Sokol Mëngjesi, avokati i Sali Berishës!
Dhunohet në Tiranë avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut. Mëngjesi u godit me levë nga persona të paidentifikuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, pranë kopshtit nr.31 pasi shoqëroi djalin e tij. Avokati i ish-kryeministrit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve, policia nisi hetimet dhe sekuestroi kamerat e sigurisë.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S.M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu, mësohet se 34-vjeçari mori dëmtime në pjesën e kokës ku ka një frakturë nga goditjet me sende të forta dhe u trajtua në Urgjencën e Spitalit të Traumës në kryeqytet. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël.