Do hidhej nga ballkoni, Roza Lati flet për deklaratën e saj!

vovalbania May 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do hidhej nga ballkoni, Roza Lati flet për deklaratën e saj!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Gjatë një interviste në Tapetin e Kuq pak para finales së madhe, ish-banorja Roza Lati është shprehur se nëse “BBV3” e fitonte Egla Ceno, Roza do të hidhej nga ballkoni. Një deklaratë, e cila u komentua shumë pas shpalljes së fituesit deri mbrëmjen e djeshme, ku në Post BBV3, Roza ka shpjeguar fjalët e saj:

Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla, ja që fitoi. Imagjino thash nëse e emrr ajo. Kjo është shprehja që unë e barazoj që të mos laj enët këtë e di dhe Rita, ka këtë lloj peshe. Ishte një lloj shakaje, por edhe një qëndrim i vërtetë që unë e kam mbajtur kundrejt Eglës

>

Roza sapo doli nga shtëpia e BBV menjëherë u largua në një udhëtim jashtë vendit. Gazetari e ka “ngacmuar” duke i thënë se disa burime kanë thënë se atë e shoqëroi në udhëtim një mashkull. Ndërsa Roza këtë gjë e mohon duke qeshur dhe ka rrëfyer se ka qenë me shoqen e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE