Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë të dytë
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë të dytë](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//kengetari-i-njohur-shqiptar-se-shpejti-baba-per-here-te-dyte.png)
Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë rreth tre vite më parë.
Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e tij se do të bëhet sërish baba.
Landi ka publikuar fillimisht një fotografi, duke prezantuar portretin e bukur familjar. Në një tjetër postim, artisti shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Krahas postimit nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e tij.