Mashtronte për punë në Norvegji, pranga 60-vjeçarit në Tiranë!

vovalbania May 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtronte për punë në Norvegji, pranga 60-vjeçarit në Tiranë!

Përfitoi para duke mashtruar qytetarët se do iu siguronte kontarata pune norvegjeze, arrestohet një shqiptar me shtetësi të Norvegjisë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pakti”, në pranga ra një 60 vjeçar në Tiranë, i identifikuar si shtetasi Kastriot Komani. Dyshohet se përmes mashtrimit, ai përvetësoi shuma të ndryshme parash nga disa shtetas, të cilëve iu premtonte se do iu siguronte kontrata pune dhe se do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.  Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për .

Në njoftimin zyrtar policor thuhet:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K.K, 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE