Papa Françesku në qendër të kritikave, akuzohet se përdori term ofendues për homoseksualët!

vovalbania May 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lërini armët të pushojnë!”/ Papa Françesku bën sërish thirrje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izrael-Hamas!

Së fundmi Papa Françesku është vendosur në qendër të kritikave për shkak të një deklaratë të tij kundër homoseksualëve në shkollat priftërore. Duke folur në një takim me peshkopët në Romë, nëse homoseksualët duhet të pranohen apo jo në seminare ku priftërinjtë e ardhshëm trajnohen, Papa Françesku u përgjigj duke thënë se “tashmë ka mjaft prani homoseksuale”, duke përdorur termin “frociaggine” (pederastë), i cili konsiderohet term ofendues. Kjo ka bërë që shumë qytetarë në Itali të dalin kundër Papës.

Nëntorin e kaluar u vendos që homoseksualët mund të pranoheshin në seminarët për priftërinj për sa kohë që ata nuk kishin një jetë seksuale, por ky vendim u bllokua nga Papa Françesku. Së fundmi Vatikani ka lëshuar një paralajmërim të fortë kundër ndryshimit të gjinisë, duke thënë se çdo ndërhyrje e tille kërcënon dinjitetin e çdo personi. Paralajmërimi është publikuar në një dokument të ri të nënshkruar dhe miratuar nga Papa Françesku.

Deklarata fokusohet në atë që përshkruan një sërë kërcënimesh për dinjitetin njerëzor, duke përfshirë varfërinë, dënimin me vdekje, luftën, abortin, abuzimin seksual dhe abuzimin e grave. Teksti, i botuar nga zyra e Vatikanit, thekson se përpjekjet për të zbehur ndryshimin seksual midis burrit dhe gruas, duke përfshirë operacionin që përcakton gjininë, duhet të refuzohen. Për abortin ritheksohet ajo që Papa ka thënë në të kaluarën, se mbrojtja e jetës së palindur është e lidhur ngushtë me mbrojtjen e çdo të drejte tjetër njerëzore.

Ndërkaq, risjellim në vëmendje se Vatikani, në një vendim historik, të miratuar nga Papa Françesku bëri me dije ndryshimin rrënjësor se priftërinjtë katolikë romakë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks për sa kohë që ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të Kishës.

Një dokument nga zyra doktrinore e Vatikanit njofton se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Dokumenti thotë se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të parandalojnë ose ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE