“E dua shumë këtë ritmin…”/Alma Demiraj zbulon vështirësitë dhe gjithçka që i duhet të përballet si gazetare terreni!

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E dua shumë këtë ritmin…”/Alma Demiraj zbulon vështirësitë dhe gjithçka që i duhet të përballet si gazetare terreni!

E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni.

Nuk më kanë shteruar akoma energjitë, kam zgjedhur të jem gazetare terreni. Atë vazhdoj ta bëj dhe pse shumë kolege dhe kolegë të mi më thonë “Nuk u lodhe akoma..”

Nuk jam lodhur akoma sepse terreni më jep shumë kënqësi. Çdo ditë është ndryshe, do të takosh njerëz të ndryshëm, mëson histori të reja. Janë ato që më mbajnë edhe unë e dua shumë këtë ritmin. Nuk do ta bëja dot kurrë një punë në zyrë. 

Duke u rikthyer në fillesat e karrierës së saj, Alma zbuloi nëse ka qenë gazetaria qëllimi dhe objektivi i saj kryesor:

Prindërit e mi kishin dëshirë që unë të studioja për mjekësi por unë nuk e doja. Në pesë konkurse ku isha rregjistruar për shkollën e lartë, unë fitova katër ku një ndër to ishte edhe gazetaria dhe direkt u regjistrova. 

Në kohën që filloi studimet kishte Alma një personazh në fushën e gazetarisë që e konsideronte idhull?

Kishin Tefta Radin sepse fillova të ndiqja lajmet për sa kohë isha për Gazetari. Ariana Qatipi. Kam pasur fatin sepse në raportim lajmi në Gazetari na jepte i ndjeri Fatos Baxhaku që ishte një shembull shumë i mirë. Ta bënte shumë tërheqëse lëndën. 

Nëse do të krahasonte kohën tani me atë të viteve më parë Alma u shpreh se tani është më e lehtë por atëherë ka qenë më e bukur gazetaria dhe raportimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE