I afrohet fundit çështja penale ndaj Donald Trump!

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I afrohet fundit çështja penale ndaj Donald Trump!

Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fundit. Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentet mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre.

Juria e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish kreu të shtetit amerikan dhe në fund, të vendosë nëse ai do të shpallët apo jo fajtor për 34 akuza mbi falsifikimin e të dhënave të kompanisë së tij.

Prokurorët insistojnë se Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, me qëllimin që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie intime me Trump të një dekade më parë.

Trumpi pretendon pafajësinë dhe ndërsa këmbëngul se nuk ka ekzistuar kurrë një marrëdhënie e tillë mes tij dhe Daniels, thotë se pagesat për Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore. Që ai të shpallet fajtor, nevojitet që me këtë gjë të 12 anëtarët e jurisë të pajtohen përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në rastin e një skenari të tillë, Trumpi mund të kthehet në kandidatin e parë të një partie të madhe në vend që kandidon për president të SHBA-së si një person që ka kryer shkelje penale, ndërsa rrezikon maksimumi 4 vite burg, ose një dënim më lehtë me kusht dhe një gjobë. Ai me shumë gjasë do ta apelojë një vendim të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE