“Ku kishte një shqetësim qytetari ishim ne…”/Gazetarja e njohur Alma Demiraj tregon gjithçka rreth fillimit të karrierës së saj në Top Channel!

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ku kishte një shqetësim qytetari ishim ne…”/Gazetarja e njohur Alma Demiraj tregon gjithçka rreth fillimit të karrierës së saj në Top Channel!

E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni.

Si ka nisur gjithçka në Top Channel?

Kisha një telefonatë nga Andi Bejtja, në atë kohë ishte Drejtori i Informacionit. Nuk e besoja dot. E kam takuar Andin dhe më tha të filloja dhe më 1 Maj unë kam filluar punë në redaksinë e Top Channel-it. Një pjesë të tyre sigurisht që e njihja, ishim kolegë. Ndryshoi shumë. Isha shumë e emocionuar dhe vetëm shikoja sepse çdo gjë ishte krejt ndryshe, Tani kishte investuar në teknologji, redaksia e lajmeve ishte krejt ndryshe. Sa të njiheshim me ambientin kemi qëndruar një javë unë dhe Klodiana Kapo kemi filluar të dyja në një ditë dhe bënim të dyja gazetaren e sociales. 

Pastaj kam bërë lidhje direkte, për herë të parë. Filluam me ‘stand up’-e ishte tjetër adrenalinë dhe energji. Ishte ndërtuar komplet ndryshe. Ku kishte një shqetësim qytetari ishim ne. Na ndihmonte edhe infrastruktura që krijoi Top Channel. Kishim të gjitha mundësitë për të arritur të parët atje dhe për ta transmetuar të parët. Ndoshta kjo ishte ajo që të gjithë audiencën e thithi Top-i. Çdo gjë kishte cilësi. Tek ne nuk ndodhte që të përgënjeshtrohej një lajm. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE