Kuvend, sot votohet ngritja e Komisionit për Antikorrupsionin!

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvend, sot votohet ngritja e Komisionit për Antikorrupsionin!

Kuvendi sot mblidhet në seancë plenare e ku në rend të ditës është edhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në faqen zyrtare lexohet:

Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim: përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse; Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.

Gjithashtu në seancën e sotme plenare do të prezantohet edhe raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023. Po ashtu, parlamenti pritet që të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”, të ndryshuar.

Në rend të ditës për diskutim është edhe drafti “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile””, të ndryshuar. Kuvendi ka në fokus edhe diskutimet mbi projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE