Landi Hysi baba për herë të dytë, zbulon emrin e të birit

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Landi Hysi baba për herë të dytë, zbulon emrin e të birit

Këngëtari i njohur, Landi Hysa është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Eva Ago ka sjellë në jetë foshnjën ditën e djeshme.

Ai ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar foto të porsalindurit, të cilin e kanë quajtur Eloi.

“Part 4. Lavdi Zotit!”, shkruan Landi përbri fotografisë.

Gjithashtu ditën e djeshme publikoi foto me partneren, e cila pozoi e veshur me një fustan të bardhë dhe tregonte barkun e rrumbullakosur.

“Tranzicioni pjesa e dytë”, shkroi këngëtari krahas fotove me partneren dhe rreth një orë më vonë zbuloi se foshnja kishte ardhur në jetë.

Ndërsa ka postuar edhe një imazh, teksa çifti mbajnë në krah djalin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE