Përmendte familjarët, Iliri për Eglën si fituese: “Do e kisha masakruar”

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Donaldit dhe Romeos, ja kë sheh Ilir Shaqiri si lojtar më të fortë në “Big Brother”

Egla Ceno jo pak herë është kritikuar në rrjet për arsye të ndryshme, mes tyre edhe përmendja e familjarëve të disa prej banorëve, nisur nga Ilnisa Agolli, të cilës i bëri një koment mjaft të ulët për fëmijën e saj të mitur.

Mirëpo ndryshe nga banorët e këtij sezoni, ku pjesa më e madhe zgjodhi të mos binte në nivelin e Eglës, Ilir Shaqiri shprehet se do të ishte i gatshëm ose edhe më shumë.

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë një intervistë së fundmi ku teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha: “Do e kisha masakruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?

Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/05/Tiktok_1714980979170.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65859 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE