Shisnin karta SIM me të dhëna false, që përdoreshin nga krimi, 2 në hetim në Shkodër!

vovalbania May 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shisnin karta SIM me të dhëna false, që përdoreshin nga krimi, 2 në hetim në Shkodër!

Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedentë kriminalë, identifikohen dhe procedohen penalisht dy shtetas në Shkodër. Eshtë fjala për një 20-vjeçare e një 34-vjeçar. Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi zyrtar: 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E.J., 20 vjeçe dhe F.Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Këta dy shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE