Shtatzënë në BBV? Sara Gjordeni zbulon si qëndron e vërteta
Sara Gjordeni u shndërruar në një personazh mjaft të komentuar në media, kryesisht që pas eleminimit të saj në shtëpia e BBV.
Ndërkohë që u përfol shumë për vërtetësinë e marrëdhënies së saj me këngëtarin e njohur, Bardhi, dyshja iu mbylli gojën komentuesve negativ, duke bërë më dije se do të bëhen prindër.
Menjëherë pasi Bardhi dhe Sara bërën publik lajmin e pritjes së ëmbël, të shumtë ishin ata që aluduan se ish-banorja mund të kishte mbetur shtatzënë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV.
Në lidhje me këto spekulime, Sara ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë atyre që dyshojnë, duke u shprehur se nuk ka qenë shtatzënë në Big.
“Unë jam vajzë kam menstruacionet, nëse nuk kuptoni nuk e di çfarë të ju them. Se filluan disa faqe merrnin pamje nga vitet e kaluara, shih si e ka bërë këtu, shih këtu. Qetësohuni nuk kam qenë shtatzënë në Big, se ka kaluar në absurditet”, shprehet Sara në një intervistë të dhënë së fundmi.