Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit të Edinburgut, shkak fansat e Taylor Swift!
Një numër njerëzish të pastrehë janë larguar nga Edinburgu i Skocisë për t’u hapur vendin turistëve që vizitojnë qytetin për koncertin e Taylor Swift. Organizata Shelter Scotland tha se një numër i njerëzve të pastrehë ishin çuar në Aberdeen dhe Glasgow në mes të mungesës së akomodimit dhe një personi iu ofrua strehim i përkohshëm deri në Newcastle.
Siç raportohet, organizata bamirëse e strehimit tha se ishte padrejtësi që njerëzit e pastrehë të ishin në konkurrencë të drejtpërdrejtë me turistët. Këshilli i Qytetit të Edinburgut tha se po punonte me familjet e prekura për të gjetur akomodim të përshtatshëm alternativ. Taylor Swift do të performojë tre netë në stadiumin Murrayfield të Edinburgut nga data 7 e deri më 9 qershor.
Qindra mijëra fansa pritet të zbarkojnë në qytetin skocez dhe konkurrenca për dhoma hoteli është e ashpër. Organizata bamirëse tha se njerëzit të deklaruar si të pastrehë në Edinburg, zakonisht u ofrohet strehim i përkohshëm në hotele. Tani, të njëjtit po i largojnë nga këto hotele për të liruar hapësirën për fansat e Taylor Swift.
Rikujtojmë se Swift së fundmi ka tërhequr vëmendjen për shkak të një incidenti në skenë. Teksa po performonte këngën e saj më të re, këngëtarja pësoi një problem me fustanin duke zbuluar gjithçka. Megjithatë, artistja ia ka dalë që ta menaxhojë situatën shumë mirë dhe ka marrë duartrokitjet e fansave të saj. Ylli i muzikës pop mbajti të parin nga tre koncertet e saj në Stokholm, Suedi dhe u shpreh se fansat e saj thyen rekordin e pjesëmarrjes në “Friends Arena”. “Unë jam duke u çmendur për një sërë arsyesh, duke parë kaq shumë njerëz sonte”-komentoi ylli, sipas një shkrimi nga “USA Today”.