Zbulohet si qëndron e vërteta/ Pse Romeo mungoi në Post Big Brother! Gjesti i veçantë që bëri
Aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 3,” Romeo Veshaj, është komentuar shumë për mos pjesëmarrjen në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”.
Mos reagimi i tij ka lënë vend për dyshime të cilat u komentuan sot në një emision televiziv ku të ftuar ishin dy ish-banorët e Big Brother,
Olta Sheta dhe Toros Shahnaia. Sipas ish banorit, Veshaj mungoi pasi ka vendosur t’i qëndroj afër mentorit të tij, aktorit Agron Llakaj pas humbjes së bashkëshortes.
SHIKONI VIDEON:
“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”-tha Toros Shahnaian.
Ndërkohë që ish banorja e Big Brother 3, Olta Sheta aludon se ngjarja e dhimbshme e bashkëshortes së Agron Llakës nuk ka lidhje me mospjesëmarrjen e Romeos në “Post Big Brother,” por sipas saj ai është lënduar nga humbja.
“Lëre mbasi mbaroj finalja që ajo ishte e justifikuar që dihej u kuptua se ku do shkonte, por post Big Brother ishte e pajustifikuar. Unë mendoj që Romeo ka pasur një hatërmbetje kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet që nuk ka qenë dje prezent” -u shpreh ajo.