“Doja të adoptoja një fëmijë…”/Selena Gomez gati më shumë se kurrë për t’u bërë nënë!
Ylli i “The Only Murders in the Building”, Selena Gomez zbuloi së fundmi se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë, nëse nuk do ta kishte partnerin e duhur deri në moshën 35-vjeçare. “Unë isha vetëm për pesë vjet dhe u mësova vërtet me këtë. Shumë njerëz kanë frikë të mbesin vetëm dhe ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vite, kur kam qenë vetëm dhe më pas e pranova. Më pas bëra një plan, sipas të cilit do të adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare nëse nuk do të kisha takuar askënd”-tha Selena.
Këngëtarja aktualisht është në lidhje me muzikantin Benny Blanco. Deklarata rreth krijimit të familjes nga këngëtarja dhe aktorja e njohur vjen vetëm disa javë pasi këngëtari Justin Bieber dhe Hailey bënë të ditur se janë në pritje të ëmbël.
Rikujtojmë se i ftuar në “The Howard Stern Show” producenti muzikor Benny Blanco zbuloi se është gati ta çojë në një nivel tjetër romancën e tij me këngëtaren Selena-n. Blanco pranoi se ai mendon të ketë fëmijë me 31 vjeçaren çdo ditë. “Do të kesh fëmijë me Selenën? A i ke thënë se dëshiron të kesh fëmijë?”-ishte pyetja, për të cilën Blanco u përgjigj: “Është gjithmonë një temë bisede për mua çdo ditë. Ky është qëllimi im i radhës. Më pëlqen të jem pranë fëmijëve.”
Selena konfirmoi në dhjetor 2023 se ishte në lidhje me Blanco për gjashtë muaj. Mirëpo, romanca nuk i ka kënaqur fansat e këngëtares, pikërisht sepse fiziku i Blanco-s nuk krahasohet me bukurinë e saj. Mirëpo producenti i merr me humor këto kritika dhe madje i kupton duke thënë me shaka se:
Ajo po bën bamirësi me mua, është çmenduri!